SPAK ka vënë nën hetim Kreun e Fondit të Zhvillimit Shqiptar Dritan Agolli.

 

Ai është vënë nën hetim nga SPAK në lidhje me një tender që i ka dhënë kuzhinierit të njohur Alfio Rrotani, me vlerë 400 mijë dollarë.

 

Më 27 janar të 2022, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, shpalli fituese të tenderit me objekt shërbim konsulence për ndërhyrje për krijimin e produktit autentik ushqimor lokal duke krijuar menynë e ”100 Fshatrave”, pjesë e programit të qeverisë për Rilindjen Rurale, kompaninë “Mascarpone”, bashkë me personin fizik Endrit Maci.

 

Fondi limit sipas dokumentacionit ishte 41,666,667 lekë, ndërsa oferta fituese rezulton në vlerën 41,020,500 lekë, pra me një diferencë prej 640 mijë lekësh mes fondit limit dhe ofertës fituese. Një grup tjetër kompanish është spostuar edhe pse kishte paraqitur një ofertë rreth 15 mijë USD më të ulët se sa kompania fituese.

 

Ndërkohë administratori dhe aksioneri kryesor i kompanisë fituese ‘Mascarpone’ rezulton kuzhinieri i njohur Alfio Rrotani, me 55 % të aksioneve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re