Ka mbërritur këtë të diel në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit gjyqtarja e Elbasanit, Zamira Vyshka.

 

Vushka është parë e shoqëruar me dy efektivë dy efektivë, ndërsa mban të veshur një fustan të gjatë.

 

Kujtojmë që gjyqtarja u arrestua pasi nga vëzhgimet doli se Vyshka dhe avokati Ilir Pashaj merrnin rryshfete për ulje dënimi.

 

Xhulio Musaj, i akuzuar në vitin 2019 për vjedhje kërkoi një ulje dënimi me 6 muaj burg duke ofruar shumën 200 mijë lekë me negociator avokatin Ilir Pashaj, gjyqtarja kishte kërkuar dyfishin, pra 400 mijë lekë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re