Pas ngordhjes masive të rreth 400 mije shpendëve, sektori shërbimit veterinar i qarkut Durrës ka karantinuar dy pularitë deri në daljen e rezultateve laboratorike.

 

Sipas të dhënave të deritanishme analizat tregojnë sëmundjen e laringo-trakeitit infektiv.

 

Ajo prek kryesisht shpendët dhe nuk transmetohet tek njerëzit as nëpermjet produkteve ushqimore.

 

Autoritetet thonë se nuk ka asnjë rast ku të jetë shfaqur gripi i shpendëve.

 

Me përjashtim të Durrësit nuk raportohet asnjë rast tjetër i përhapjes së këtij infeksioni.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko