Rreth 400 milionë lekë shtesë janë dhënë nga qeveria për të mbështetur me subvencione fermerët. Nga ky fond do të përfitojnë pothuajse të gjithë aplikantë që i plotësojnë të gjitha kriteret e përcaktuara në portalin E-Albania. 

BLEDI ÇUÇI 

MINISTER I BUJQESISE

 “Falënderoj edhe njëherë të gjithë ata fermerë që aplikuan për Skemën Kombëtare këtë viti, një skemë e cila po rezulton e suksesshme. Rreth 95% e aplikantëve do të përfitojnë subvencionin”.

Nga Vlora, ministri Çuçi tha gjithashtu se dhe procesi i vaksinimit të bagëtive kundër brucelozës do të jetë pa asnjë kosto për blegtorët.

“Vaksinimi i bagëtive do të bëhet falas nga Shërbimi Veterinar, i cili do të riorganizohet totalisht falë miratimit të ligjit të fundit në Parlament. Ky shërbim do të ristrukturohet totalisht duke e kaluar në një piramidë në varësi të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Shërbimi Veterinar do të kthejë tërësisht faqe duke filluar të shkruajë një histori të re suksesi. Ky shërbim është shumë i rëndësishëm për sigurinë ushqimore”.

Në të gjithë vendin, pritet që të vaksinohen rreth400 mijë krerë të imta, ndërsa për rajonin jugor në qarqet Fier, Vlorë e Gjirokastër, do të bëhen rreth 178 mijë vaksina.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re