Wizz Air, linja ajrore me rritje më të shpejtë dhe më e gjelbërta në Evropë, njoftoi këtë të enjte alokimin e avionit të saj të nëntë në bazën e Tiranës. Avioni i ri do t’i bashkohet flotës, duke mundësuar fillimin e 3 linjave të reja nga Tirana në Lion, Nuremberg dhe Varshavë.

Drejtoresha e përgjithshme e rrjetit për zhvillimin e destinacioneve në Wizz Air, Evelin Horvath tha se kjo linjë ofron një shërbim të shkëlqyer dhe me tarifa të ulëta për pasagjerët.

Ne po shtojmë tre destinacione të reja të rëndësishme: nga Tirana në Lion të Francës, Nuremberg të Gjermanisë dhe Varshavë të Polonisë. Ne jemi të sigurt se tarifat ultra të ulëta të Wizz Air dhe rrjeti i shkëlqyer i linjave, do ta bëjnë udhëtimin të përballueshëm për gjithnjë e më shumë pasagjerë.

Avionët tanë modernë, si dhe masat tona të zgjeruara mbrojtëse, do të sigurojnë kushtet më të mira e të shëndetshme për udhëtarët, ndërsa operojnë me gjurmën më të ulët mjedisore.

Drejtori i Aviacionit Civil në Shqipëri, Maksim Et’hemaj tha se Aeroporti i Rinasit është në fazën e zgjerimit të kapaciteteve dhe në vitin 2025 pritet të akomodoj mbi 6.4 milion pasagjerë.

“Tregu shqiptar përpara vitit 2016-2017 nuk kishte konkurrencë. Një studim që u bë në përmirsim të infrastrukturës që ndonëse shqipëria ka shumë njerëz jasht, jo të gjithë kishin mundësi të vinin me avjon. Në 2017 ne u hapëm për kërkesa. Ne sot kemi shumë kompani dhe shumë destinacione të tjera do të happen. Shqipëria duhet të kishte edhe kontakt. Pika e tretë ishte dizefirkimi. Duhet të hapnim fluturimet jo vetëm me Italinë me qëllim që ccdo krizë most ë kishte atë impact që ka pasur më parë. Ne duhet të sigurojmë kapacitetet. Nëse do të kemi fluturime dhe ne nuk sigurojmë kapacitet , nuk kemi bërë asgjë. Sot jemi në në një fazë përmirsimi të infrastrukturës areportuale.

Ritja e fluturimeve cënoi cilësinë e shërbimit kur pasagjerët u vonuan, rradhë të gjata. Ekziston një plan I detajuar. Në këto moment jemi në fazën e zhvillimit të kapaciteteve në aeroport. Zgjerimi i fazës së aeroportit në 4 faza e cila kulmon me akomodimin e 6.4 milion pasagjerve në vitin 2025-2026. Ne sot jemi në fazën që po rrizim kapacitetet e paisjeve që i duhen avionit për tu procesuar, jemi në fazën që po implementojmë paisje të reja që janë më të shpejta.

Paisjet e sigurisë janë më të shpejta. Hapsirat për pasagjerët po rriten. Kemi zvogëluar kohën maksimale të qëndrimit të pasagjerve në terminal. Shqipëria është I vetmi vend në europë për rritje të trafikut ajror. Ëizz air, ka lanccuar kërkesa për punë. Ne jemi shumë të gatshëm. Kush do të punojë në fushën e aviacionit është I mirpritur të aplikojë për punë”, tha drejtori i Aviacionit Civil Maksim Et’hemaj.

Wizz Air tani ofron 41 linja në 14 vende nga Tirana.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re