Një 41-vjeçar është mbytur në liqenin e Belshit.

Policia njofton se pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe më pas kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë.

Sipas deklarimeve të familjarëve, viktima vuante nga problemet e shëndetit mendor.

Cërrik/Informacion paraprak

Rreth orës 12:30, është marrë njoftim se dyshohej se një shtetas ishte mbytur në liqenin e Belshit.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, dhe në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, kanë bërë të mundur nxjerrjen nga ky liqen, të trupit të pajetë të shtetasit F. Xh., 41 vjeç, i cili sipas deklarimeve të familjarëve, vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re