Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 41-vjeçare dhe ka shpallur në kërkim vëllanë e saj.

Sipas policisë, shtetasja D. S., 41 vjeçe, banuese në Tiranë, në bashkëpunim me të vëllanë, i ka djegur makinën shtetasit K.S, 42 vjeç në Durrës.

 

Pas djegies së automjetit, 41-vjeçarja ka tentuar të djegë edhe banesën e 42-vjeçarit, por s’ka mundur ta realizojë dot.

Në kërkim u shpall shtetasi M. S., 35 vjeç, banues në Tiranë, vëllai i D.S si dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin italian F. C., 58 vjeç, për moskallëzim krimi.

Nga veprimet hetimore dyshohet se për shkak të një konflikti të mëparshëm, 41-vjeçarja, në bashkëpunim me vëllanë e saj, i kanë vënë zjarrin automjetit të 42-vjeçarit, ndërsa shtetasi italian ka patur djeni për ngjarjen, por nuk ka kallëzuar krimin./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re