Teksa kurba e infektimeve po pëson një rritje të qënësishme gjatë këtyre ditëve të muajit gusht, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka dalë më një thirrje publike në facebook, ku apelon për vaksinimin e qytetarëve.

Shifrat prej 410 rastesh të reja dhe 2 viktimash në 24-orë ftojnë të gjithë sipas Manastirliut për përgjegjësi morale dhe qytetare.

STATUSI NGA OGERTA MANASTIRLIU

Shifrat në rritje të infektimeve ditore na ftojnë të gjithëve për përgjegjësi morale dhe qytetare, për t’u vaksinuar sa më parë ndaj #Covid19, për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës

Mbi 1100 vaksinatorë janë çdo ditë në shërbim të qytetarëve për vaksinimin anticovid, në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi të përqëndruar.

Shfrytëzoje këtë muaj të hapur të vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç, për t’u vaksinuar sa më parë ndaj #Covid19.

#VaksinohuSot🌼

#MbroShëndetin

#VaksinatShpëtojnëJetë

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re