Ekspertja Silvia Bino u shpreh se Shqipëria është ndër vendet europiane me mbulesën me të lartë vaksinale sa i takon moshës mbi 60 vjeç. Bino theksoi se sfidë mbetet vaksinimi i të rinjve në vend pasi ka shifra të ulëta. Në rang popullate vetëm 42% e saj janë vaksinuar me një dozë ndërsa me dy doza 38%.

Bino: Sa i përket vaksinimit kësaj jave ka pasur shifra të larta, sidomos me dozën e parë. Ka një 52% me dozë të parë dhe 47% me dy doza dhe 7.7% me 3 doza. 42.4% të popullatës së përgjithshme ndërsa me dy dozat 38% e popullatës e vaksinuar.

Natyrisht duhet më tepër por po të shikojmë shfrytëzimin e vaksinave duket se është maksimal. Kjo vhet re me përdorimin dhe në vendet e rajonit apo europiane, Shqipëria zë një vend jashtëzakonisht të mirë. Për moshat mbi 60-vjeç ne mbajmë vend shumë të mirë me mbulesën vaksinale. Ajo që mbetet sfidë është vaksinimi i të rinjve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re