422 paciente të prekur gjatë kësaj kohe nga Covid 19, janë shëruar plotësisht nga ky virus.

Lajmi u bë I ditur nga zv.Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli. Në daljen e përditshme për shtyp, autoritetet shendetesore konfirmuan se nga 736 raste në total nga fillimi i muajit mars e deri më tani, shumica e tyre janë shëruar duke e bërë situatën në vendin tonë përgjithësisht të qetë dhe pa probleme sidomos me mbingarkesën në spitalet Covid.

Më konkretisht gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 422 ose 57.3 % e totalit të të prekurve

Aktualisht në vendin tonë, 286 ose 42.7 % e totalit të të prekurve janë persona aktivë me COVID19 dhe siç shihet përqindja e të shëruarve është më e lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.

Aktualisht në  shërbimin infektiv aktualisht janë 29 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 1 pacient është i intubuar.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar. 2 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 1 pacient është i intubuar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 34 pacientë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re