Banorët e pallatit të djegur dy ditë më parë nuk lejohen që të futen në banesat e tyre.
Policia ka vendosur një perimetër sigurie ku nuk lejohet që banorët të afrohen afër pallatit për shkak të rrezikshmërisë që paraqitet nga rënia e inerteve nga katet e djegura të pallatit.
Ndërkaq në lidhje me këtë punonjësit e bashkisë ndodhet aty për të pastruar zonën përreth. Ndër të tjera mësohet se në të gjithë pallatin jetojnë 69 banorë dhe një pjesë e tyre që jetojnë në shkallën ku nuk ka pasur djegie janë lejuar që të futen në shtëpitë e tyre ndërsa 43 familje vijojnë që të jenë në pritje të përgjigjes nga ekspertët nëse struktura e pallatit nuk është dëmtuar.
Nga ekspertiza paraprake dyshohet se zjarrin mund ta ketë shkaktuar një shkëndijë elektrike në kondicionerin e katit të tetë dhe më pas flakët janë përhapur për shkak të polesterolit ku janë shkrumbuar 3 banesa dhe janë dëmtuar edhe 12 banesa të tjera.
