Skip to content

43 persona të shtruar në spital, 10 prej tyre në terapi intensive

Në dy spitalet COVID, po marrin trajtim mjekësor 43 pacientë. Silva Bino deklaroi këtë të enjte në daljen e saj të përditshme se në terapi intensive janë 10 pacientë, ndërsa 3 janë të intubuar.

“Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 34 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 3 prej tyre janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 43 pacientë. Harta e të prekurve nga COVID-19 shtrihet në Mallakaster dhe zgjerohet në Tiranë, Kukës, Fier, Kavajë, Shkodër dhe Korçë.”

Silva Bino kërkoi nga qytetarët të respektojnë masat e distancimit social.