Konflikti mes dy personave degradoi ne sherr ku u perdoren thika ne plazhin e Divjakes.

 

Sipas policise shtetasin Adjan Verdha 43 vjec qelloi me thike shtetasin Robert Kruti 45 vjec si dhe djalin e tij 18-vjecar.

 

Babe e bir moren  plage me thike dhe u derguan ne spita.

 

Ndersa autori, Ardjan Verdha u arrestua.

 

 

Divjakë

Plagosi për motive të dobëta, me mjet prerës (biçak), dy shtetas, kapet menjëherë dhe shoqërohet në Komisariat, autori i dyshuar.

Rreth orës 12:30, në plazhin e Divjakës, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. V., 43 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (biçak), shtetasin R. K., 45 vjeç dhe djalin e tij 18 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Falë veprimeve të shpejta policore, është bërë e mundur kapja e menjëhershme dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Divjakë, i shtetasit A. V., me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re