Një 34-vjeçar është arrestuar në Skrapar, pasi ka qëlluar me armë drejt një banese dhe u rrezikoi jetën banorëve.

BERAT- Luftim Tërpëllari 34-vjeç është arrestuar nga policia pasi ka qëlluar me armë në drejtim të një banesë në Skrapar.
Ngjarja ka ndodhur në datë 21 gusht rreth orës 23:00, në një banesë në fshatin Potom. 34-vjeçari ka qëlluar me armë drejt mureve të banesës së shtetasit S. H., 61 vjeç, për të kanosur anëtarët e familjes së këtij shtetasi.
Burime bëjnë me dije se Luftim Tërpëllari kishte kërkuar për nuse vajzën e 61-vjeçarit, por ky i fundit kishte refuzuar
Arma e zjarrit kallashnikov me të cilën u qëllua, dhe 21 fishekë luftarak, u sekuestruan nga Policia në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko