Një raport vjetor për mbretërinë italiane të vitit 1940 jep një seri të dhënash për situatën në Shqipërinë e atyre viteve. Raporti përmban të dhëna të konsiderueshme lidhur me gjendjen e atyre viteve në transport, burime natyrore, tregti etj. Përtej disa mangësive të vogla që ka raporti, një e dhënë e rëndësishme e tij është ajo që lidhet me situatën e tregtisë së atyre viteve, ku evidentohen me emra dhe me natyrë aktiviteti çdo tregtar apo familje tregtare e atyre viteve.

Një pjesë e këtyre tregtarëve pas luftës do të përballeshin me tatimin e jashtëzakonshëm e do të shpronësoheshin; një proces që vijon të ketë ndikim edhe në ditët e sotme ku pasardhësit kërkojnë dëmshpërblim për aktet e viteve ‘45-‘46.

“SCAN” nis sot serinë e publikimit të raportit për tregtarët e Shqipërisë së viteve ’40, duke u fokusuar fillimisht te eksportuesit. Në pjesën e raportit që përmban listën e eksportuesve dhe të produktit për 14 qytete të vendit, autoritetet e kohës kanë shënuar 44 tregtarë e familje tregtare që merreshin kryesisht me eksportin e produkteve bujqësore.

Në ditët në vijim do të publikohet lista e të gjithë tregtarëve dhe familjeve tregtare që ushtronin aktivitet brenda territorit të vendit.

Kreshnik KUÇAJ/SCAN

Kompanitë eksportuese të vitit 1940

Shkodër

-Tara Brahimi-Arra

-Gaspër Çurçia & De Angelis-Trungje peme

-Muhamet Draçini-Lesh

-Kahreman vll. Ahmeti- Vezë

-Kin Vll. Fishta- Erëza

-Shaqir Miloti-Arra

-Caf Vila-Duhan i paketuar

Berat

-Lluk Bandilli-Vezë

-Jean Cylaku-Ullinj dhe vaj ulliri

-Jan Kondasi-Drithëra

Kavajë

-Bajram Dedej-Lëkurë

-Veli Haxhi-Vezë e vaj ulliri

Korçë

-Vançi Serani-Fasule

-Shoqëria koncesionare e qymyrgurit “Mborje”-Linjit

-Sotir Statobërdha- Dru dhe qymyr druri

-Thoma G.Rota-produkte bulmeti

Delvinë-Gjirokastër

-Veli Malile& Shoqëria- Ullinj e vaj ulliri

-Aleks Talo-Produkte bulmeti

Durrës

-Xheb Aliço-Produkte Bulmeti

-Habil Beshiri-Vaj ulliri, lesh e drithëra

-Spiro Tiri & Vëllezërit- Fertilizues me origjinë shtazore

Elbasan

-Hiqmet Baholli- Drithëra

-Demir Gripshi-Ullinj e vaj ulliri

Fier 

-Zoj Bano-Fara lini

-Thoma Decolli-Produkte peshku

-Nebi Gjata dhe Vëllezërit-Fasule

-Vangjel Lulja- Fara lini

-Lon Ndreu-Erëza

-Eqrem Peshkëpia-Lajthi

Konispol 

-Abdyl Besho-Produkte bulmeti

Kukës

-Sali Pula-Lëkurë

-Spahi Vella-Trungje pemësh

 Leskovik

-Andon Tasho-Produkte bulmeti

Sarandë

-Bektash e Avdiu Rushiti-

-Spiro Çavo-Dru dhe qymyr

-Dhionis Kapacori-Produkte bulmeti

-Vasil Tambaqi & Shoqëria-Duhan i paketuar

-Pano Zaho-Ullinj e vaj ulliri

-Miho Zhongo-Frutat e pemës së Dushkut

Tiranë

-Jonuz Caku- Fertilizues me origjinë shtazore

-Filip Guriazu-Lesh

-Shoqëria “Kraba”-Linjit

Vlorë

-Thanas Duni- Frutat e pemës së Dushkut

-Xhemil Meço-produkte bulmeti

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re