Për më shumë se 4 dekada, Marti Roxhers ka dalë në rrugët e lagjes së tij në Broks, për t’u dhënë ushqim të pastrehëve dhe nevojtarëve. Marti e ka ndjekur ritualin çdo vit në një ditë feste për amerikanët gjatë kohës së fundvitit, duke organizuar vakte dreke për nevojtarët.

Për vite me radhë, ai me tre fëmijët e tij e kryejnë këtë akt bamirësie e gjesti human. Por në vitet e fundit e për shkak të pandemisë,  Marti kuptoi se duhej të bënte më shumë se herët e tjera.

“Kur nisi karantina nuk gjeje njeri në rrugë. Por ata që ishin jashtë, ishin njerëzit e pastrehë”-tregon ai për CBSnews.

Kësisoj i moshuari i ndjekur nga një grup të rinjsh, vendosën të dalin rrugëve tre herë në javë, për të shpërndarë ushqim.

“Ne u japim hapësire atyre, i përshëndesim duke u thënë si jeni dhe nëse dëshirojnë pak ushqim”

Bamirësia e këtij burri në moshë ka inspiruar plot të tjerë që ta ndihmojnë duke përgatitur sanduiçë, biskota, e plot ushqime të tjera, përfshi këtu edhe doreza për të duruar të ftohtin e dimrit.

Të gjitha ushqimet e përgatitja vijnë si kontribut i njerëzve, biznesve lokale e bankave për të ndihmuar ata njerëz që nuk kanë asgjë në jetë.

“Lagja jonë ka një numër të madh njerëzish që janë të pastrehë. Shumë prej tyre janë në moshë të thyer, por ka edhe nga ata që kanë vuajtur nga varësia. Ne nuk i pyesim për këto çështje, nuk i gjykojmë, nuk është kjo puna jonë. Por ama dimë diçka, që ata janë në një vend të keq dhe se të gjithë duhet ta marrin ushqimin, një shishe ujë, një ëmbëlsirë apo një palë doreza”-thotë Marti.

Përgjatë viteve, Marti ka parë e ndihmuar shumë nevojtarë. Ai tregoi për rastin e një gruaje të cilën shpesh e ndër vite e gjente në rrugë.

“Një ditë e pashë Virxhinian, mbante në dorë një çelës. Kam një apartament tani më tha… ishim kaq shumë të lumtur. Ne nuk e ndihmuam për këtë, por mbase bëmë rolin tonë të vogël”-tha Marti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re