Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se fituesit e fazës së dytë që konkuruan nëpërmjet portalit “Infermierë për Shqipërinë” përzgjodhën sipas renditjes së pikëve vendet e lira të punës në qendrat shëndetësore dhe spitalet publike.
Vetëm për qarkun e Tiranës, kandidatët që u shpallën fitues përzgjodhën sipas pikëve të marra në dy fazat e konkurimit 45 vende vakante të krijuara për infermierë dhe profesionistë të shkencave mjekësore teknike. 
 
Ministria bën të ditur se në listën fituese janë aktualisht 144 kandidatë në qarkun e Tiranës, të listuar sipas pikëve, ku përveç fituesve nga konkursi i fundit, janë përfshirë edhe fituesit e dalë nga testimi i parë por që deri tani nuk kishin përzgjedhur vendet e punës ekzistuese. Fituesit janë pozicionuar sipas pikëve që kanë marrë, duke përzgjedhur vendin e punës të parët ata që kanë numrin më të madh të pilëve, sipas renditjes. 
 
Bëhet e ditur se gjatë javës në vijim do të mblidhen komisionet për të vijuar procesin e pëzgjedhjes së vendeve të punës nga fituesit dhe për qarqet e tjera.​

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re