Për shkak te reshjeve te dendura, ne 48 orët e fundit i gjithë vendi ka patur probleme ne furnizimin me energji elektrike. Sipas te dhënave nga shtabi i emergjencave, ne rang vendi janë 45 mije banonte qe ketë te shtune u gdhinë pa drita ne shtëpi.
 
Ne shume zona mungesa e energjisë ka ardhur si pasoje e përmbytjes se nënstacioneve. Kjo ka detyruar autoritetet qe te stakojne linjat e furnizimit, per te mos rrezikuar jetët e njerëzve. Por ndërkohe, ne disa zone te tjera energjia është ndërprere per shkak edhe te dëmtimeve te shtyllave e linjave nga stuhitë.
 
Kompania e shpërndarjes se energjisë elektrike OSHEE ben te ditur se jane mbi 600 punonjës te saj ne gatishmëri. Me përmirësimin e kushteve te motit, si dhe largimin e ujit nga nënstacionet do te kryhet edhe rilidhja e energjisë.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re