Forcat RENEA janë ende në ndjekje dhe në kërkim të 45-vjeçarit Josif Kavaja, i cili terrorizoi banorët e fshatit Selitë në Elbasan. Gjatë pasdites së të enjtes ai po qëllonte me armë dhe për këtë është kallëzuar nga fqinjët.

Policia shkoi në shtëpinë e tij për kontroll, por ai iu përgjigj me të shtëna armësh. Më pas në vendin e ngjarjes shkuan FNSH e Elbasanit, por 45-vjeçari u arratis në pyllin afër fshatit. Në ndihmë të operacionit u përfshi edhe RENEA me një grup negociatorësh dhe qitësish.

Edhe në mesnatë Kavaja nuk ka pranuar të dorëzohet dhe qëndron i fshehur në pyll. Burime në vendin e ngjarjes thanë se ai njihet si njeri problematik dhe me luhatje të shëndetit mendor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re