Miranda Vathi është një emigrante shqiptare në Itali, e cila edhe pse në moshën 45-vjeçare, ka një trup perfekt. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo ka treguar se sekreti i saj është palestra. Miranda shkon çdo ditë të ushtrohet dhe merr me vete dhe dy djemtë e saj.

Ajo ka zbuluar se gjatë darkës punon në një birrari dhe ka pasur një jetë të vështirë.

“Unë kam pasur qejf gjithmonë por mundësitë nuk kanë qene. Që e vogël kam pasur qejf fiskulturën, por nuk kishim mundësi. Mbrapa u martova, shumë e re, rrita çunat dhe pata pak kohë të lirë. Disa miq që frekuentonin palestrën, më thanë dhe që në ditën e parë nuk e kam ndaluar asnjëherë.

Normale njerëzit e afërt i duket kështu, kur e fillon palestrën në moshën 38-40 vjeçe me fëmijë të rritur, është koha të bëhesh vjehërr. Mora dhe çunat me vete. I thash ju në divan nuk do rrini. Çuni i madh është 25-vjeç dhe i thonë që është motra, jo mami.

Punoj në birrari dhe vetë nuk konsumoj alkool, vetëm një gotë në javë. Prandaj dhe më mbajnë në punë. Unë kam 26 vite në Itali dhe kam ikur nga Shqipëria në moshën 19-vjeç. Një javë pasi u martova, vendosëm bashkë me burrin për një të ardhme më të mirë”, u shpreh Miranda.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re