Në itali janë regjistruar 464 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi. Nga të dhënat, sot janë 27 viktima më shumë krahasuar me një ditë më parë, pasi dje u shënua 437 viktima.
Po ashtu janë konfirmuar 2646 raste të reja. Vihet re se ka një ulje të rasteve të reja krahasuar me një ditë më parë, ku u shënuan 3370 raste.
Lajm i mirë është se ka patur një numër rekord të shëruarish, 3,033, më shumë se ditën e djeshme. Ndërsa në terapi intensive ndodhen 117 pacientë më pak.
Numri i të infektuarve në total në Itali është 189.973.
