Grupi parlamentar socialist avancon tentativën e radhës për të shkarkuar Presidentin e Republikës Ilir Meta.

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu ka mësuar se 47 deputetë socialistë kanë hedhur firmat për të mbështetur kërkesën e shkarkimit. Burime nga grupi parlamentar thanë se kërkesa dhe firmat janë depozituar në kryesinë e kuvendit që të premten.

Tanimë pritet vendimi për ta futur ne rend të ditës këtë kërkesë. Javën e shkuar, të gjithë deputetëve socialistë iu mbërriti një mesazh ku thuhej:

“Bazuar në disa shkelje të rënda të Kushtetutës sipas parashikimeve të nenit 90, nga ana e presidentit Ilir Meta përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore, në konsultim me Kryesinë e Grupit Parlamentar kemi vendosur të iniciojmë Procedurën e Shkarkimit të Presidentit të Republikës”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re