Mungesa e rekomandimit të mjekut për një ndërhyrje emergjente në zemër u bë shkak sipas 47 vjeçarit Dashnor Zoga për vdekjen e bashkëshortes së tij.

15 ditë më parë gruaja e tij, Dallandyshe Zoga ndërroi jetë ndërsa sot i shoqi akuzon mjekët për neglizhencë.

Dashnor Zoga, nga fshati Suk kallëzoi në Prokurorinë e Fierit mjekun kardiolog ku e shoqja kurohej pasi sipas tij, ai nuk e ka klasifikuar si urgjent rastin e saj dhe planifikimi në datën 1 mars për ndërhyrje u bë shkak për vdekjen.

Në një komunikim për News 24 mjeku shprehet se ja ka lenë në dorë drejtësisë që të veprojë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re