Një 47 vjeçar shqiptar është gjendur i pajetë në banesën e tij në Greqi.

 

Viktima, prej shumë vitesh jetonte dhe punonte në vendin fqinj, ndërsa mësohet se ka pasur një dyqan ushqimoresh në Ampelofyto.

 

Trupi i pajetë është gjetur nga familjarët e të ndjerit, i cili ishte baba i katër fëmijëve.

 

Deri tani, nuk bëhen të ditura aarsyet, që e kanë çuar shqiptarin drejt kësaj rruge.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re