Me kërkesë të prokurorisë, gjykata ka dhënë paraprakisht dy masa sigurie arrest në burg për një ish- punonjës të Kadastrës së Durrësit dhe për përfituesin nga tjetërsimi i pronës.

Ndërkohë arrest në shtëpi është dhënë për juristen e Kadastrës.
Gazetarja Vali Qyrfyçi bën me dije se deri në këto momente janë ekzekutuar dy vendime, ai për juristen Jonida Mergeja dhe përfituesin Ndue Mesiti.

Pritet të ekzekutohet vendimi dhe për ish-punonjësin e Kadastrës Bled Zerba.
E akuzuar është dhe një notere e Durrësit për të cilën është kërkuar pezullim i licencës.
Nga hetimet paraprake bëhet me dije se leja e legalizimit është plotësuar jashtë zyrës se ish- ALUIZNI-it në emër të përfituesit Ndue Mesiti dhe është aplikuar për regjistrim nga notere Albana Hoti. Jonida Mergeja, juristja që ka kryer veprimet, dyshohet se e ka dhënë dorazi kartelën e pasurisë, po nëpërmjet sistemit ka lëshuar kthim përgjigje.
Noterja në bashkëpunim me personin tjetër, ish-punonjës i Kadastrës, masa e te cilit është në ekzekutim e sipër akuzohen se kanë rregulluar nëpërmjet fotoshopit firmën dhe vulën elektronike duke ia vënë në dispozicion qytetarit. Njëkohësisht leja e legalizimit është marrë dorazi bosh nga një drejtori tjetër dhe si numër serie nuk i përket fare drejtorisë së Durrësit dhe nuk është administruar asnjëherë nga ish- ALUIZNI Durrës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re