Rikthehet energjia elektrike në pjesën më të madhe të Bashkisë Devoll përfshirë edhe qytetin e Bilishtit, bashki e cila gjatë 48 orëve të fundit ka pasur probleme me energjinë elektrike.

 

E gjithë kjo sipas kryebashkiakut Eduard Duro vjen për shkak të mungesës së investimeve në rrjet.

 

Prej 48 orësh pa emergji elektrike janë 2 fshatra të kësaj bashkie Gjyres dhe Bradvic. Pa energji elektrike prej 48 orësh janë edhe fshatrat Qënskë dhe Dolanec të Njësisë Administrative Gorë.

 

Burime zyrtare pranë OSHEE bëjnë të ditur se ditën e sotme është rikthyer energjia elektrike në të gjithë fshatrat të njësive adminstrative në Bashkinë Pogradec.

 

Prej 2 ditësh thanë burime zyrtare po punohet për hapjen e rrugëve të fshatrave të njësive administrative malore kryesisht në Lekas, Dardhas, Trebinjë e Velçan si dhe në disa fshatra të Devollit të Sipërm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re