48 shtëpi të grabitura në pak muaj, arrestohet banda shqiptare e hajdutëve në Itali/ Zbardhen përgjimet, si mburreshin për shumat deri në 13 mijë euro

shq3.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë


Katër shqiptarë janë arrestuar nga karabinierët në Venecia të Italisë, pas urdhrit të Prokurorisë, ndërsa akuzohen se kanë kryer 48 vjedhje banesash në më pak se dy muaj, mes shtatorit dhe tetorit.

Vjedhjet janë kryer në zonën e Venecias, në provincën e Trevisos dhe Padovës, deri në Pordenone. Sipas organit të akuzës banda i kryente vjedhjet gjatë orëve të natës, duke zgjedhur shtëpi të izoluara, apo apartamente të zbrazur. Ata përdornin për të lëvizur një makinë të marrë me qira.

Sipas hetuesve ishin ndarë rolet brenda grupit, ku një ishte shoferi dhe tre të tjerë ishin hajdutë. Banda kishte qenë nën monitorim nga hetuesit për javë të tëra, përmes kamerave të vendosura në bazën e tyre, si dhe përmes GPS-ve të instaluar në automjet.

Karabinierët u shkuan në shtëpi, dhe pasi i ranë ziles urdhëruan grupin që të hapte derën. Anëtarët u përfshinë në kaos, ku tre prej tyre tentuan arratisjen nga dritarja e banjës. Policia u detyrua të thyente derën për të ndërhyrë. Personi i katërt u arrestua në stacinin e Mestres.

Në përgjimet dëgjohen hajdutët duke biseduar me njëri-tjetrin dhe duke u mburrur për “të ardhurat” e tyre: shoferi thotë se ka fituar deri në 5000 euro në muaj, ndërsa shoqëruesit thonë se kanë bërë 13000 euro duke “hequr dorezat”.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë