Një shtetas ka humbur hetën mesditën e sotme në qytetin e Vlorës, pasi ka rënë nga lartësia në pallatin ku banonte.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen 24 Maj Vlorë. Dyshohet se i moshuari jetonte vetëm dhe ishte përdorues i alkoolit.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

NJOFTIMI

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 25.12.2021, rreth orës 14:30, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar mbi një bordurë dhe si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi G. M., 48 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re