Dy makina janë djegur rreth orës 02:00 të mëngjesit të kësaj të enjte në Nartë të Vlorës.

 

Policia bën me dije se të dyja makinat kanë qenë në pronësi të 49 vjeçarit me iniciale A.G.

 

Grupi hetimor, ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

 

Vlorë/Informacion paraprak

 

Sot, rreth orës 02:00, në fshatin Nartë, Vlorë, ka rënë zjarr dhe janë djegur dy automjete, në pronësi të shtetasit A. G., 49 vjeç, banues në fshatin Nartë.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re