Spanja, e cila prej disa ditësh ishte kthyer në vendin e dytë në Europë pas Italisë për numrin e madh të të prekurve me koronavirus, ka pasur një rritje të re të shifrave 24 orët e fundit.

Sipas “El Pais”, të prekurit janë 5 100 ndërsa viktimat, 132.

Vendi ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në përpjekje për të frenuar përhapjen e virusit që po ndodh ke ritme marramendëse.

Këshilli i jashtëzakonshëm i ministrave do të miratojë një dekret që do të vendosë vendin në izolim për një periudhë 15 ditore.

Kryeministri Sanvez, në një fjalim të shkurtër drejtuar popullit u shpreh se nuk përjashtohet mundësia që javën e ardhshme numri i të prekurve të kalojë shifrën e 10 mijë personave.

Ai paralajmëroi se beteja është e të gjithëve dhe heroizmi i vërtetë qëndron te larja e duarve nga të gjithë dhe sa më shpesh.

Por në Madrid stafet mjekësore kanë nisur të ndjejnë peshën duke u ankuar se ka më shumë pacientë se sa shtretër në spitale.

Në vend janë mbyllur skolla, lokale dhe restorante, ndërsa në veri të Katalonjës katër zona janë vendosur në karantinë.

Në vendet baske një nga rajonet më të goditura, autoritetet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme prej ditës, ndërsa dhe kishat i kanë bërë apel besimtarëve që të ndjekin meshat në radio dhe televizione .  /abcnews.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re