Kurba e koronavirusit duket se ëhstë drejt rënies në të gjithë vendet e botës. Numri i të infektuarve deri më tani në botë ka shkuar në 5 502 590, ndërsa i viktimave në 346 761.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 99 300 viktima, ndërsa pas saj radhiten Britania e Madhe me 36 793, Italia me 32 785 viktima, Spanja me 28 752, dhe Franca me 28 367. Ndërkohë ditët e fundit se me valën e koronavirusit po përballet Brazili i cili ka shënuar një numër të lartë vdekjesh dhe të infektuarisht.

Deri më tani në Brazil kanë humbur jetën 22 746 ndërsa janë konfirmuar të infektuar 365 213. Ndërkaq në vendin tonë deri më tani numri i të infektuarve ka shkuar në 998 persona, mes të cilëve 32 kanë humbur jetën dhe 789 kanë fituar betejën me Covid 19.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re