Vaji i dafinës është një nga vajrat më efikas për forcimin dhe mbrojtjen e organizmit sepse pastron sistemin limfatik.

Ky vaj shquhet si antibiotik shumë efikas.

Kjo do të thotë se parandalon dhe pengon rritjen e mikrobeve, baktereve apo mykut në organizëm duke e mbrojtur atë nga infeksione të ndryshme.

Vaji esencial i dafinës qetëson nervat dhe zbut shqetësimet nervore.

Ai është efikas kundër spazmave, ankthit, stresit, depresionit, zemërimit etj. Ruan infeksionet e stomakut dhe e mbron nga aciditeti i tepërt dhe ulçera.

Gjithashtu ky vaj është efikas në qetësimin e kollës dhe temperatures. Vaji esencial i dafinës është i dobishëm për organizimin e njeriut. Po ashtu po përdoret edhe në kozmetikë gjerësisht.

Për të përgatirur vaj dafine ju nevojiten: 250 gr gjethe dafine, 1 gotë uji me vaj bajamesh të ëmbla (200ml) dhe një enë qelqi.

Gjethet e dafinës janë po ashtu një burim i rëndësishëm i vitaminës A, B dhe C dhe acidit folik. Nuk është për t’u nënvlerësuar edhe përmbajtja e mineraleve qe ajo përmban si kaliumi, bakri, kalciumi, mangani, hekuri, seleni, zinku dhe magnezi.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re