“Partia Socialiste është një pikë referimi për të gjitha brezat. Deputeti i 5 i Partisë Socialiste në Berat, është një mandat që përkthehet në zhvillim të turizmit, rritje të punësimit, pagave dhe ekonomisë në tërësi”.

Kështu u shpreh Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Bledi Klosi njëherazi kandidat për deputet i Partisë Socialiste në Qarkun e Beratit gjatë një takimi me të rinjtë e Beratit, Poliçanit, Skrapatit, Kuçovës e Dimalit, në një organizim fantastik të tyre në kompeticionin “Ambasadori i Qytetit tim”.

Klosi tha se “rinia janë forca dhe frymëzimi ynë, motivi dhe shtysa për të vijuar transformimin e qarkut të Beratit, si vendi ku ata të shohin të ardhmen dhe të ndërtojnë jetën e tyre. Bashkë drejt 25 Prillit, për 5 deputet. Rinia është me Edi Ramën”

“Edi Rama nga ky shesh premtoi se mandati i pestë në Berat do të rikthejë investimet të jashtëzakonshme për qytetin dhe qarkun tonë. Do ta bëjë atë polin më të fortë të zhvillimit turistik të vendit. Kjo do të thotë punësim, mirëqenie, paga më të larta për të djemtë e vajzat e reja që do kërkojnë të shërbejnë e do të shkollohen për turizëm. Mund të jeni hostel nëpër hotele, mund të jeni guida profesionale. Mund të jeni guida që shoqërojnë, shpjegojnë kulturën traditën, njohin sajte turistike. Janë këto profesione shumë të nevojshme për një gjeneratë të re siç jeni ju”, tha Klosi.

“Ju kërkoj shumë fortë të jeni së bashku me ne për të mos lejuar të kthehemi pas. Ne jemi shumë, jemi forcë e madhe, por kjo forcë e madhe ka nevojë për lidership dhe për këtë kemi Edi Ramën. Ka ndryshuar struktura e Partisë Socialiste, duke futur element të rinj, edhe anëtarë të partisë por dhe nga platforma “Deputet që duam”, për të përfaqësuar çdo ide, çdo të ri dhe çdo vlerë të këtij qarku. PS është e fortë në Berat. Është e fortë në Shqipëri. PS është e fortë sepse ja ka dalë gjithmonë të rakordojë, të sigurojë tranzicionin në breza. Brezat kanë gjetur tek PS gjithmonë pika referimi. Bëhuni kontributor për fitoren e deputetit të 5 në Berat, bëhuni dhe ju misionar të mandatit të tretë të Partisë Socialiste në Shqipëri”,- tha Klosi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re