5 humbje jete sot nga COVID, ja sa pacientë ndodhen në gjendje të rënduar

infektivi-5.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Pesë qytetarë kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi. Pacientët që humbën betejën me virusin ishin nga Lushnja, Vlora, Fieri, Tirana e Durrësi, të moshave nga 48 deri në 79 vjeç.

 

Nga 2,761 testime të kryera, janë identifikuar 516 raste të reja pozitive.

 

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar.

 

Ndërkohë, janë shëruar 597 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 187,506 që nga fillimi i epidemisë.

 

 

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë