Gjykata e Lartë publikon emrat e 5 kandidatëve që janë në garë për të zëvendësuar gjyqtaren Vitore Tusha, së cilës i mbaron mandati.

 

Sipas Gjykatës së Lartë, kandidatët që kanë paraqitur interes për plotësimin e vakancës janë Brunilda Kadi, Elsa Miha, Holta Zaçaj, Juliana Latifi dhe Sandër Beci.

 

Njoftimi i plotë:

 

Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 125 pika 1 të Kushtetutës si dhe nenin7/çtë ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, në datë 31.01.2022ka bërë shpalljen publike për plotësimin e vakancës së pjesshme në Gjykatën Kushtetuese, si rezultat i mbarimit të mandatit të znj. Vitore Tusha.

Pas përfundimit të afatit 30 ditor të pranimit të kërkesave, kandidatët që kanë paraqitur interes për plotësimin e vakancës janë:

1. Brunilda Kadi

2. Elsa Miha

3. Holta Zaçaj

4. Juliana Latifi

5. Sandër Beci

 

Bazuar në nenin 7/ç, pika 1 të ligjit nr.8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar, lista e kandidatëve, si dhe dokumentacioni i paraqitur prej tyre i janë dërguarKëshillit të Emërimeve në Drejtësi për vlerësimin e kushteve dhe kritereve të emërimit të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re