Kur vjen fundi i vitit shumë persona shpresojnë që viti pasardhës të jetë më i suksesshëm dhe i mbarë. Çelësi i suksesit për të pasur një fundvit sa më të suksesshëm është të jesh i përgatitur.

Hapi i parë për të pasur rezultate sa më të suksesshme në fund të vitit është që të filloni të bëni një vetëvlerësim të të gjitha arritjeve dhe dështimeve me të cilat ju jeni përballur gjatë vitit që latë pas.

 

Përgatituni sa më mirë

Analiza në fund të vitit ka të bëjë mbi të gjitha me përgatitjen tuaj për të shpjeguar dhe për të treguar të gjitha arritjet dhe vështirësitë me të cilat ju jeni përballur.

 

Mblidhni sa më shumë të dhëna

Fundi i vitit shoqërohet shpeshherë edhe me bonuse, rritje ne detyrë, vlerësimi të performancës, prandaj ju duhet të mblidhni sa më shumë të dhëna dhe fakte për të mbrojtur punën tuaj të bërë gjatë një viti. Mbështetini të dhënat tuaja duke i shoqëruar ato më statistika dhe shembuj të tjerë.

 

Duhet të jeni të përgatitur për t’iu përgjigjur pasojave negative dhe pozitive
Shpeshherë analiza juaj e fundvitit nuk shkon ashtu siç ju mund ta keni imagjinuar dhe prandaj ju duhet të jeni të përgatitur si për të dhënë përgjigje për pasojat negative dhe ato pozitive.

 

Tregohuni largpamës

Gjatë analizës që ju do të prezantoni në fund të vitit, duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm sepse në atë periudhë të vitit menaxherët përcaktojnë edhe objektivat e vitit të ardhshëm.

 

Prandaj ju duhet të tregoheni sa më largpamës dhe të keni përgatitur edh objektivat e vitit tjetër.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re