Një bombë ka shpërthyer jashtë stacionit televiziv privat grek Skai mbrëmjen e djeshme, duke shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesë, por pa lëndime.

Policia bën të ditur se pas sulmit me eksploziv qëndron organizata “Luftëtarët e Lirisë”, organizate e ekstremit të majtë dhe anarkistëve, të cilët edhe më parë kanë kryer sulme mbi mediat.

Për shpërthimin u përdorën rreth 10 kilogram eksploziv.

Më herët policia njoftoi se shpërthimi ndodhi rreth orës 02:30 jashtë selisë së transmetuesit në Athinë autoritetet kishin evakuuar ndërtesën pas paralajmërimeve për bombë.

Dhjetëra hetues të policisë po mbledhin prova nga vendi i ngjarjes, i cili është rrethuar me perimetër sigurie.

Shpërthimi shkatërroi dritaret dhe dëmtoi pjesën e përparme të ndërtesës, ndërsa dëmtime ka pasur dhe në banesat dhe në makinat që ndodheshin pranë godinës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re