Infeksionet bakteriale dhe virale janë të zakonshme, sidomos gjatë muajve të dimrit.

Edhe pse fëmijët mund të bien pre e tyre, mund të ndodhë dhe te të rriturit. Këto infeksione mund të prekin zona të ndryshme të trupit.

Shkaqe të infeksioneve në vesh:
-Mbi-ndërtimi i dyllit në vesh
-Sindroma e alkolit fetal
-Mungesa të vlerave ushqyese
-Defekte gjenetike
-Alergjitë ushqimore
-Alergjitë mjedisore
Shenja dhe simptoma të infeksionit të veshëve:
-Dhimbje në vesh
-Dhimbje koke
-Ndjesi grricëse në vesh
-Lëngje që rrjedhin nga veshët
-Temperaturë të lartë
-Përzierje
-Të vjella
-Probleme me gjumin
-Përgjigje të varfra ndaj tingujve

5 kura herbale për infeksionin e veshëve:
-Hudhra
Hudhra ka veti anti-mikrobale nga natyra dhe mund të japë veti cliruese-të dhimbjes, të cilat e rendisin si një kurat natyrale më të mira për infeksionin e veshëve.

Ja si mund ta përdorni:
1.Merrni të paktën 2-3 thelp hudhër të pagatuar.
2.Zieni 3-4 thelb hudhër në ujë për 5-7 minuta dhe shtoni pak kripë. Vendosni këtë në një rrobë të pastër dhe vendoseni pranë zonës së veshit të infektuar. Përgatisni vaj hudhre (gatuani 2 thelb hudhre në 1-2 lugë gjelle vaj susami derisa të marrë ngjyrë të zezë. Kur vaji është pak i nxehtë, hidhni 2-3 pika vaj në zonën e infektuar.

Borziloku
Indianet e pëlqenin kaq shumë borzilokun dhe vetitë e tij saqë e quanin borziloku i shenjtë. Përdoret për të kuruar infeksionet e vogla të veshëve dhe të clirojnë dhimbjen.
1.Nxirrni lëngun e 4-5 gjetheve të borzilokut duke i shtypur ato dhe aplikojeni këtë lëng direkt në veshin e infektuar. Mundohuni të shmangni lëngun të hyjë në kanalin e veshit.
2. Përgatisni vajin e borzilokut duke shtypur gjethet dhe duke e përzier me vajin e kokosit dhe fërkojeni butësisht. Më pas zhysni një top pambuku në të dhe vëndoseni përreth zonës së jashtme të veshit, preferohet dy herë në ditë.

Qepa
Qepa punon si një kurë natyrale e mrekullueshme për të trajtuar infeksionet e veshëve. Ja si duhet të procedoni:
1.Prisni një qepë, vendoseni në një mikrovalë për disa minuta dhe shtoni disa pika likuid në zonën e infektuar.

Uthulla e mollës
Uthulla e mollës punon si një kurë natyrale efektive për veshin e infektuar.
Ja si duhet ta përdorni
1.Përzieni sasi të barabarta të uthullës së mollës dhe ujit/alkolit dhe zhysni pak pambuk në këtë përbërje. Bllokoni veshin tuaj për 5-7 minuta, më pas hiqni pambukun dhe shtrihuni në anën e kundërt, për të hequr lëngun nga veshi që mund të ketë shkuar në kanalin e veshit.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re