Në përfundim të homazheve të sotme për 225 “Dëshmorët e Atdheut”, trupat e 3 ish-punonjësve të policisë të rënë në krye të detyrës janë zhvarrosur dhe janë dërguar në ‘Varrezat e Dëshmorëve’.

Do të prehen në këto varreza policët ‘dëshmorë’: Artan Cuku, Elham Elezaj dhe Rufan Hakrama.

Elham Elezaj, është vrarë në korrik të 98-ës, Rufan Hakrama si dhe Artan Cuku, më 8 prill 2017.

Mësohet se dy prej tyre janë varrosur në Sharre një në Tufinë, ndërsa të 3 policët janë shpallur ‘Dëshmorë të Atdheut’.

Në ceremoninë e sotme përkujtimore në ‘Akademinë e Sigurisë’ kanë qenë të pranishëm Presidenti i vendit Ilir Meta, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ministri i brendshëm Bledi Çuçi dhe kreu i policisë së shtetit Gledis Nano. Ata shprehën mirënjohjen e thellë ndaj gjithë të rënëve në krye të detyrës.

(E.D/faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re