Gazetari dhe moderatori Aulon Kalaja nëpërmjet një lidhje skype me studion e Fax News, ka folur mbi zhvillimet më të mëdha të ditëve të fundit, që kanë të bëjnë me situatën në PD.

Kalaja u shpreh se sa i përket Kuvendit të sotëm të organizuar nga Lulzim Basha priste diçka më shumë duke parë atë që u organizua nga Berisha dhe shtoi se referendumi e kishte tejkaluar Kuvendin e sotëm për shkak të pjesëmarrjes së lartë për të votuar pro shkarkimit të Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të partisë Demokratike.

Kalaja: Një kuvend kombëtar serioz do të ishte si ai i zhvilluar në Arenën e stadiumit Kombëtar. Një stadium që nuk është zhvilluar nga askush tjetër. Një kuvend me të gjitha numrat. Kemi të bëjmë me dy kuvende që përjashtojnë njëra tjetrën. Ne e dimë shumë mirë se ulëset e pallatit të kongreseve janë rreth 2 mijë. Ku dalin këta 5 mijë delegatë. Vazhdon sëmundja e vjetër e gënjeshtrës. Prisja më shumë nga Lulzim Basha duke pasur parasysh se u bë një kuvend aq i madh në arenën Kombëtare, Basha duhet të bënte akoma më shumë. Kuvendi besoj u tejkalua nga referendumi.

Sot vendimet e marra janë nul. Vendimet e tjera për shkarkim, aq shkarkime kam parë këto kohë saqë jam në mëdyshje nëse duhet t’i ndryshoj emrin emisionit tim nga ‘Të Vaksinuarit” ta vendos “Të shkarkuarit’.

Këta e kanë vrarë frikën tanimë, nuk pyesin më për shkarkime. Unë gjykoj se të gjithë shkarkimet e sotme janë nul sepse duke pasur parasysh që shkarkimet më të mëdha kanë ardhur nga referendumi i ditës së sotme.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re