Skip to content

5 mije euro një kolltuk/ Kadilli: Burgu, vendi ku duhet të shkojnë shumë zyrtarë

Ish-kandidati për kryetar i Partise Demokratike, Fatbardh Kadilli se shumë zyrtarë meritojnë të shkojnë në burg.

 

 

Në studion e Quo Vadis, kadilli u shpreh se shumë personazhe në politikë nuk mund të justifikojnë pasurinë e tyre, duke nisur nga banesat orenditë luksoze apo edhe veshjet e firmave të njohura.

 

 

‘Shtëpi 100m2, por çfarë ka brenda saj? Kolltuk 5 mijë euro ‘Fendi’. Garderobë mijëra euro.”– u shpreh ai.

 

 

Sa i përket çështjes Mc Gonigal, Kadilli u shpreh se i përket vetëm drejtësisë amerikane dhe profesionalizmit të tyre ndërsa në Shqipëri akuzat kanë nisur edhe pa patur prova.