Skip to content

5 mijë lekë shpërblim për marsin/ Indinjohet urgjenca e Lezhës: Të shkojnë për familjet në nevojë

Personeli i urgjencës së Spitalit Rajonal të Lezhës ka refuzuar shpërblimin prej 5 mijë lekësh të rinj të dhënë nga qeveria për muajin mars.

 

Ata kërkojnë që këto para të shkojnë për familjet në nevojë, pasi ju ishin premtuar 500 euro dhe 1 mijë euro për periudhën e emergjencës së COVID-19.

 

Ata thonë se nuk do e ndërpresin asnjë ditë punën, por shprehen të indinjuar për mungesën e vlerësimit për ta.

 

QEveria premtoi 500 euro shpërblim për shoferët e ambulancave dhe sanitarët, ndërsa për mjekët dhe infermierët 1 mijë euro.