Momenti kur Dan Hutra shkon ne shtepine e ish-gruas
5 minuta e 30 sekonda i janë dashur Dan Hutrës për të vrarë dy gra të familjes Hysa në Kamëz dhe për të plagosur dy të tjera. Pamjet e ngjarjes makabre që tronditi dje Tiranën janë publikuar nga emisioni “Opinion” dhe tregojnë dinamiën e qartë të saj.

Siç shihet në to, Dan Hutra parkon makinën para shtëpisë së familjes së ish-bashkëshortes dhe pas një debati të ashpër me to, ka hapur zjarr me kallashnikov. Gazetari Spartak Koka është shprehur se të pranishëm kanë qenë dhe dy fëmijë, të cilët autori i ka larguar para vrasjes.

Në video dëgjohet dhe breshëria e të shtënave në shtëpinë e familjes Hysa. Ndërkohë, rruga është e mbushur me fëmijë që sapo kishin dalë nga shkolla dhe banorë të tjerë të zonës.

Dinamika e ngjarjes, minutë pas minute

(Shënim: Kamera e sigurisë tregon një orë mbrapa nga koha reale)

Ora 12:34:13 sekonda – Pranë makinës së Dan Hutrës afrohet një automjet tjetër, i cili ndalon për disa sekonda. Mbetet e paqartë nëse kanë biseduar.

Kjo makinë kthehet mbrapsht me indietro dhe largohet.

Ora 12:35:16 – Dan Hutra del për herë të parë nga makina.

Ora 12:35:27 – Pranë makinës së Dan Hutrës kalojnë disa fëmijë të vegjël.

Ora 12:36:52 – Futet tek shtëpia e familjes Hysa.

Ora 12:37:09 – Futet brenda.

Ora 12:39:03 – Qëllon për herë të parë.

Ora 12:39:17 Qëllon për herë të dytë.

Pas një pauze të shkurtër dëgjohen 4 breshëri.

Ora 12:39:43 – Del nga shtëpia.

Ora 12:59:54 – Dëgjohen për herë të parë fenelinat e policisë.

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re