Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar hetimet për kandidatin për deputet nga radhët e Bindjes Demokratike, Arsen Velaj, i cili rezulton të jetë dënuar në Itali për drogë.

Në shkresën që Prokuroria i ka dërguar KQZ-së thuhet se Velaj rezulton i dënuar me vendim të prerë të Gjykatës së Frosinones me 1 vut e 8 muaj burg dhe 8.8 milionë lireta gjobë për veprën penale të ”prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike”.

Tashmë i mbetet KQZ -së që të vendosë nëse Belaj është në kushtet e moskandidimit, edhe pse duhet thënë se në rastin e tij nuk ka vlerë sa kohë që Bindja Demokratike nuk mori asnjë mandat në 25 Prill.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re