Pas operacionit të madh anti-drogë të quajtur “Knockdoën”, policia e Korçës ka deklaruar për shtypin se po procedohen 101 persona ndërsa nga Gjykata e rrethit janë lëshuar 31 urdhërarreste.

Në deklaratën për media, u tha se janë sekuestruar sasi të tëra kokaine, heroine dhe kanabisi si dhe 20 makina.

“Shtetasit e vënë në pranga, nën masën e “Arrest me burg”, janë të dyshuar për veprën penale shitje dhe prodhim lëndësh narkotikësh

Gjykata e rrethit Korçë ka lëshuar 31 urdhër arreste dhe janë 70 persona nën hetim.

Ka dhe shtetas të shpallur në kërkim, policia ka sekuestruar 21 kg heroinë, sasi kanabisi dhe kokaine
1 milionë e gjysëm lekë, telefona celularë, paundë, dollar, automjete, dhe dokumente të ndryshme.

Lënda narkotike është trafikuar kryesisht brenda qytetit ndërsa njoftojmë se kjo është finalizim i fazës së parë të operacionit,sepse ka masa për persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale”-tha zëdhënësi i policisë.

(E.D/faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re