Pas 5 orësh, ka përfunduar takimi “kokë më kokë” mes ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe drejtorit të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

 

Ky takim i tyre vjen një ditë pas publikimit të videos së dhunës brutale që ushtruan anëtarë të fisit Rraja ndaj dy kushërinjve Maja, pasi ishin ankuar për shpërthimet në gurore.

 

Po ashtu, pak ditë më parë, në një atentat që u shënua Larushk, banesa e Gentjan Bejtjas, një emër i njohur për policinë, u bë shënjestër e një sulmi me armë, ku për pasojë u plagosën dy fëmijët e tij të mitur dhe u vra kunati i tij.

 

Deri tani ende nuk janë bërë detaje se çfarë është diskutuar mes Çuçit dhe Rrumbullakt, ndërsa pritet të shihet nëse do të ketë ndonjë reagim nga vetë ministri apo drejtori i policisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re