60 punonjëse të një fasonerie në Vlorë protestuan këtë të hënë para prefekturës.
Shkak u be mbyllja e biznesit fason nga ana e inspektoratit shëndetësor, pas konfirmimit të pesë punonjësve me koronavirus.
Punonjësit kërkuan hapjen e biznesit e rikthimin në punë pasi ndodhen në vështirësi finaciare dhe nuk mund ta përballojnë jetesën.
Sipas tyre fabrika i plotëson të gjitha kushtet per respektimin e protokollit te sigurise e nuk përbën rrezik për përhapjen e virusit covid-19.
