Gazeta Shqip ka mësuar se janë konfirmuar 5 raste të reja me Covid-19 në qytetin e Gjirokastrës.

Sipas burimeve të “Gazetës Shqip” dyshohet se disa prej tyre janë punonjës të institucioneve publike, por kanë marrë urdhër të mos flasin.

Më herët u konfirmua edhe një 32-vjeçar në qytetin e Prrenjasit. I riu punonte në një kompleks në dalje të qytetit. Nuk dihet ende saktësisht se si është infektuar ndërsa janë dezinfektuar të gjithë ambientet të cilat janë frekuentuar nga ai.

Ambienit ku punonte ai është mjaft i frekuentuar dhe ofrohen disa shërbime, si hotel, bar-restorant etj.

Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik në një status në Facebook ka këshilluar qytetarët që të bëjnë kujdes e të zbatojnë masat për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Sipas ISHP, e vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike prej të paktën 1 metër nga njëri tjetri si dhe duke u kujdesur për higjienën personale.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re