Janë disa përbërës natyralë që ju ndihmojnë të ri-stabilizoni shëndetin e zorrëve.
Smoothie me aloe vera dhe mollë jeshile
Përbërësit:
5 lugë gjelle xhel aloe vera
1 mollë jeshile
Gjysmë kastraveci
1 kupë ujë
Përgatitja: Hidhni të gjithë përbërësit në blender dhe përziejeni derisa të marrin trajtën e duhur. Konsumojeni 2 herë në ditë. Ju bëftë mirë!






Smoothie me banane dhe tërshërë
Përbërësit:
2 banane të pjekura
3 lugë gjelle tërshërë
1 kupë ujë
Përgatitja: Hidhni të gjithë përbërësit në blender dhe përziejeni derisa të marrin trajtën e duhur. Konsumojeni me stomak bosh, të paktën 2 herë në javë. Ju bëftë mirë!






Smoothie me papaja, mollë dhe fara liri
Përbërësit:
3 feta papaja
1 mollë jeshile
1 lugë gjelle fara liri
1 kupë ujë
Përgatitja: Hidhni të gjithë përbërësit në blender dhe përziejeni derisa të marrin trajtën e duhur. Piheni 30 minuta përpara se të hani mëngjes, për një javë. Ju bëftë mirë!






Smoothie me ananas, qumësht bajameje dhe banane
Përbërësit:
3 feta ananas
1 banane e pjekur
1 kupë qumësht bajameje
Përgatitja: hidhni të gjithë përbërësit në blender dhe përziejeni derisa të marrin trajtën e duhur. Piheni me stomak bosh për të paktën 3 herë në javë. Ju bëftë mirë!






Smoothie me kivi, spinaq dhe portokall
Përbërësit:
3 kivi
6 gjethe spinaqi
Lëngu i 5 portokajve
½ e kupës ujë
Përgatitja: hidhni të gjithë përbërësit në blender dhe përziejeni derisa të marrin trajtën e duhur, piheni me stomakun bosh për të paktën 3 herë në ditë. Ju bëftë mirë!
/shkollaeshendetit.com