Mendimi për të pasur dy binjakë kalon pothuajse në mendjen e çdo gruaje, së paku një herë kur konfirmon se është shtatzënë. Megjithëse një ultratingull është e vetmja mënyrë për të konfirmuar një shtatëzani te binjakët para lindjes, ka një shumëllojshmëri simptomash dhe shenjash që e tregojnë këtë.Historia e famijesHistoria e familjes suaj mund të jetë një faktor përcaktues në probabilitetin e të pasurit dy binjakë. Nëse jeni binjak ose keni lindje të shumta binjake në trungun e familjes, shanset për të ngjizur binjakët mund të jenë më të mëdha se një grua që nuk ka binjakë në familjen e saj.SimptomatShumë nëna që kanë lindur binjakë raportojnë simptoma shumë të vështira gjatë shtatzënisë. Për shembull, lodhja ekstreme që në mëngjes është një nga simptonat kyesore të të pasurit binjakë. Çdo shtatzëni është e ndryshme, por simptomat që raportohen janë të njëjtat. Një shenjë tjetër e hershme që mund të tregojë për binjakët është niveli më i lartë i gonadotropinës humane, ose HCG, i cili është hormoni që trupi i një gruaje prodhon gjatë shtatzënisëPërmsat truporePeshës që fitoni dhe madhësia e mitrës tuaj, e matur nga pamja e jashtme e “barkut të foshnjës”, mund të jetë një tjetër tregues i një shtatzanie binjake. Një grua që duhet të veshë rrobat e shtatzanisë gjatë tremujorit të parë, mund të presë më shumë se një fëmijë. Këtë e tregon dhe madhësia e barkut të nënës. Në qoftë se ai ëshët më i madh se zakonisht do të thotë që tashmë mbartni dy foshnje me vete.

KonfirmimKa disa mënyra që mund të zbuloni nëse prisni binjakë. Treguesi i parë mund të jetë nëse mjeku juaj dëgjon dy rrahje zemre në mitrën tuaj midis javës së tetë dhe 10-të. Mënyra e vetme për të konfirmuar që keni binjakë është me anë të ultratingujve, edhe pse një foshnje mund të fshihet nga ultratingujt në javët e para të shtatzanisë.LlojetMënyra e vetme për të ditur me siguri nëse binjakët janë identikë pa një test të ADN-së është nëse ata ndajnë një qeskë në mitër, por ato mund të jenë identike edhe nëse kanë qese të ndara. Ka raste kur binjakët nuk ngjasojnë fare me njëri tjetrin edhe pse ndodhen në te njëjtën qeskë.Lindja e dy foshnjave do të thotë se trupi juaj ka nevojë për më shumë lëndë ushqyese dhe pushim për t’i dhënë secilës foshnje atë që kanë nevojë për t’u zhvilluar dhe për t’u rritur. Hani më shpesh dhe shëndetshëm nëse është e mundur. Jepini trupin tuaj më shumë gjumë dhe pushim në qoftë se dyshoni që ju mbartini dy binjakë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re